Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba janë dy ish-konkurentët e ‘Përputhen 2’, që nuk arritën të gjejnë dashurinë e tyre brenda programit.
Ana është konkurentja që bëri bujë të madhe me skandalin e saj me Arjonin, ku u nxorën shumë detaje të pathëna dhe më pas u përjashtu nga programi.
Por ajo edhe pas përjashtimit gëzoi raport të mirë me produksionin dhe u kthye shumë herë si opinioniste në ‘Përputhen Prime’.
E në anën tjetër ishte Mevlani ai i cili qëndroi më së gjati në program por që asesi nuk arriti të ndërronte statusin e beqarit. Ai u përfol shumë për marrëdhënien e tij me Ledjanën, raport ky që ka përfunduar keq mes dy ish-konkurentëve.