Dy ish-ministrat e LSI bëhen krushq. Dikur të dy ministra të LSI në qeverinë Rama 1, për t’iu ndarë rrugët më pas, njëri në një parti e tjetri jashtë politike, Edmond Haxhinaston dhe Nasip Naçon i ka bashkuar një lidhje shumë e fortë, që është ajo familjare.
Deputeti aktual i PS, që braktisi LSI, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto janë bërë krushq.
Vajza e këtij të fundit Eliza ka kurorëzuar lidhjen e saj disa vjeçare në martesë me djalin e Naços, Frankon.
Bjondia elegante shoqërohej nga i ati në ceremoninë martesore që tashmë do lidhë dy forca të ndryshme politike.