Dy persona digjen brenda banesës, një 26-vjeçar gjendet pa ndjenja në mes të rrugës. Policia sqaron ngjarjet

0

Dy persona kanë pësuar djegie pasi në banesën e tyre kanë shpërthyer flakët. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja të Vlorës dhe shkak është bërë një bombol gazi.

“Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe. Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore”, sqaron komunikata.

Ndërkohë, një 26 vjeçar është rrëzuar në tokë pasi i ka rënë të fikës dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në kokë.

“Në lagjen “Pavarësia” shtetasi O.L., 26 vjeç, banues në Vlorë dyshohet se është rrëzuar në tokë për shkak se i ka rënë të fikët dhe si pasojë ka marrë një dëmtim në kokë, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu