Flet vëllai i 17-vjeçares, tregon në detaje se si ndodhi vrasja e dyfishtë

0

Një vrasje e dyfishtë e ndodhur të shtunën në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur Kosovën. Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën Kosovën. Sipas Policisë dhe Prokurorisë Themelore, të shtunën në fshatin Vitomericë të Pejës, një 58-vjeçar dyshohet se e ka vrarë një 17-vjeçare e më pas është vetëvrarë.

Megjithatë, rrëfimi i familjarëve të vajzës së mitur e cila dyshohet se u vra nga fqinji i saj, jep detaje të reja sa i përket kësaj ngjarjeje. Vëllai i viktimës, Bajrami, ka treguar se (R.B, 58-vjeçari), personi i dyshuar për vrasjen e 17-vjeçares (A.R), kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë.

Sipas, Bajramit, vëllait të 17-vjeçares, i dyshuari për vrasjen e motrës së tij, 58-vjeçari me dhunë në ora 04:30 të mëngjesit kishte hyrë në shtëpinë e tyre dhe e kishte marrë 17-vjeçaren ku pastaj e kishte dërguar atë në një shtëpi tjetër.

Ajo në shtëpinë jo shumë larg vendit ku për vite kishte jetuar ishte gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje nga një familjare. I vdekur në atë shtëpi u gjet edhe 58-vjeçari.

“Rreth orës 4:30 në mëngjes ka ardhur ky kojshia e kish marrë motrën prej shtëpisë me zor. E kish marrë e kish qitë në shpinë e vet. Në ora 06:00 në mëngjes u çova me shku në punë, shoqja më tha që (A..) nuk është në shpi. Pastaj rreth orës 16:30 më ka thirrë djali i axhës në telefon e më tha që e kemi gjetë (A,…), por (R.B), ky kojshia e ka vra edhe ata edhe vetën”, ka deklaruar për portalin Indeksonline, Bajrami, vëllai i vajzës së mitur e cila u gjet e vdekur në fshatin Vitomericë të Pejës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu