Dy persona tentojnë të fusin me forcë një të ri në makinë

0

 

Një tentativë pengmarrje është regjistruar në Tiranë, ku dy persona kanë tentuar të fusin me forcë një të ri në makinën e tyre. Raportohet se ngjajrja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes tre të rinjve. Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë personat që tentuan të fusnin me zor të riun në automjet janë arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: A. M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe E. C., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë tentuar të marrin me forcë në makinë, shtetasin L. S. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu