Dy plagosje me armë gjatë natës

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Laç, ku një person është vetëplagosur me ármë zjarri.

Bëhet me dije se është vetëplagosur 26-vjeçari me iniciale A.M, banues në Laç. 26-vjeçari është dërguar në spital. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, në spitalin e Kurbinit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 26-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me armë zjarri, në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur ky shtetas.

Në vijim të veprimeve, Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Një plágosje me ármë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ka mbetur i plágosur një person, i identifikuar si Vasel Koçeku, 24 vjeç.

Mësohet se ai është qèlluar me ármë zjárri pas një konflikti të çastit. Pòlicia ka shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen e cila u regjistrua rreth ores 3 të mengjesit pranë ish-kryqëzimit të degës në Shkodër në afërsi të katedrales.

I plágosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet tashmë në gjendje të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi: Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një kònflikti për motive të dobëta, është plágosur me ármë zjárri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fale reagimit të shpejtë të forcave të Pòlicisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu