Dy prej ‘kokave’ të grupit kriminal nga Vlora, prokurori i SPAK zbulon se në cilat qytete vepronin dhe aktivitetin që kryenin në Shqipëri

0

Një operacion ndërkombëtar i udhëhequr nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze ka çuar në shpërbërjen e një grupi kriminal shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës në Finlandë. Sipas prokurorit Alfred Shehu, grupi kishte bazat në qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë Vlorën, Kuçovën, Beratin dhe Tiranën.

Drejtuesit kryesorë ishin nga Vlora, ndërsa pjesëtarë të tjerë vepronin në Kuçovë, Berat dhe në kryeqytet. Edhe pse të përfshirë në aktivitete kriminale, shumë prej anëtarëve jetonin si qytetarë të zakonshëm dhe zhvillonin biznese të ligjshme, duke udhëtuar shpesh jashtë vendit.

Për të shmangur ndjekjen nga autoritetet, ata përdornin aplikacione të koduara si Telegram dhe Signal për komunikim të brendshëm. Policia finlandeze theksoi se ky është një fenomen i zakonshëm për grupet kriminale moderne, që kërkojnë siguri maksimale në veprimtarinë e tyre.