Dy shpërthime të fuqishme në Greqi

0

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e sotme në Kalivia, Lamia të Greqisë. Për pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur ndërkohë që shpërthimi ndodhi në një biznes me bombola gazi.

Një tjetër shpërthim ndodhi pak minuta më vonë që la të plagosur një punonjës të zjarrfikëses, i cili po përpiqej të shuante flakët e shpërthimit të parë, ndërsa u plagos edhe pronari i një biznesi që ndodhej pranë.

Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës, të cilët braktisën shtëpitë e tyre nga frika e një shpërthimi tjetër. Pritet që të jepet një informacion zyrtar në lidhje me gjendjen e të plagosurve.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu