Dy shqiptarët rrihen me shufra hekuri, njëri përfundon në burg, tjetri në qeli

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kretë, ku dy shtetas që raportohet të jenë shqiptarë, kanë vendosur të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me dhunë.

Në vend që të mundoheshin për të zgjidhur konfliktin, sherri shkoi deri në atë pikë që njëri nga shqiptarët të përfundonte në spital, tjetri në qeli.

I plagosuri u transportua me ambulancë në spital sepse kishte dëmtime në kokë dhe i dyti në komisariat me goditje më të lehta.

Megjithatë ende nuk dihet shkaku i sherrit mbrëmjen e sotme në Heraklion, por gjithë çfarë është bërë me dije është se shqiptarët u grindën jashtë shtëpive ku jetojnë në Kretë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu