Gjermania U-21 bëri të ditur listën e parë me 26 emra, të gatshëm për Europianin U-21.
Pjesë e saj janë edhe dy talente nga Shqipëria, pikërisht Nelson Veiper dhe Brajan Gruda. Lista me 26 lojtarë do të shkurtohet në 23, numër që përkon me futbollistët e lejuar për listën përfundimtare.
Europiani U-21 do të marrë jetë në Sllovaki përgjatë muajit qershor. Më 4 qershor ndërkohë do të dorëzohet lista zyrtare me 23 lojtarë.
Ftesat e Grudës dhe Veiper ishin të pritshme, për shkak të performancave të tyre respektivisht me Brajton dhe Mainz.
Të dy lojtarët e moshës 20 vjeç preferohen nga trajneri Antonio Di Salvo.
Gruda mund të luajë në mesfushë dhe sulm, ndërsa Veiper llogaritet për qendrën e sulmit.