Dy tërmete të fuqishme trondisin Greqinë

0

Dy tërmete relativisht të forta, dhe disa të tjerë të lehtë kanë goditur mëngjesin e sotëm Kretën në Greqi.

Tërmeti më i madh me epiqendër në zonën e detit mes Kretës dhe Kapathos, ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orën 7:11 minuta të mëngjesit.

Gjithashtu një tjetër tërmet 5.1 i shkallës Rihter është ndjerë më parë rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale.

Lëkundjet kanë shqetësuar banorët të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale, apo edhe të lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu