Dy turistë u vjedhin çiftit shqiptar në Turqi mbi 12 mijë paund dhe 1500 dollarë. Policia arrin ti kapë

0

Një çift shqiptar ka rënë pre e një grabitjeje gjatë pushimeve në Turqi, pasi dy turistë të huaj u kanë vjedhur një çantë me para.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Goreme të Nevsehirit ku çifti ishte ulur në një lokal për të konsumuar kafe dhe çanta u vodh nga dy turiste të huaja. Mediat vendase shkruajnë se çifti deklaroi se në çantat e tyre kishin karta identiteti dhe bankare, 12 mijë e 100 paund dhe 1500 dollarë australianë.

Pasi mësuan për ngjarjen, ekipet e komandës së xhandarmërisë së provincës Nevsehir ndërhynë menjëherë dhe nisën hetimet. Në hetimin e kryer nga ekipet, të dyshuarit për vjedhje u kapën dhe iu dorëzuan organeve të drejtësisë, falë ekzaminimit të kamerave të sigurisë së bizneseve në rajon. Ndërkohë, sendet e vjedhura i janë dorëzuar çiftit shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu