– Fabrika e raketave në periferi të Beogradit Leshtani që pësoi një shpërthim ditën e djeshme vazhdon të qëndrojë e mbyllur. Autoritetet kanë ndaluar kalimin e automjeteve dhe personave në autostradën e zonës periferike.
Sipas mediave serbe, vetëm personat që punojnë pranë fabrikës mund të kalojnë, por duke patur me vete dhe mjetet e identifikimit.
Megjithatë, raportohet se në fabrikë ka një sasi lënde djegëse kerosinë, e cila mund të bëjë të mundur aktivizimin e shpërthimeve të tjera.
Nga shpërthimi i fuqishëm dje në Leshtan humbën jetën dy persona, ndërsa u plagosën 16 të tjerë, si dhe u dëmtuan shumë banesa përreth tij.
Fabrika e raketave shtrihet në sipërfaqe 240 m2 dhe brenda ndodhen 500 raketa dhe 30 kg kerosinë.
Marrë nga “BLIC”