Dyer të blinduara në PD, Breçani: Hapen me çelës pneumatik, pa përdorur fare forcë

0

Ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani ka komentuar përforcimin e dyerve të Partinë Demokratike, pak ditë para protestës së 8 Janarit. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Breçani tha se te dyertë janë përdorur profile metalike si barriera kundra njerëzve dhe me qëllim që t’ju rezistojnë shtytjeve.

“Nëse drejtuesit e PD që janë shumë, kanë vendosur ato dyer nuk di mbi çfarë informacionesh…. Por nëse njerëzit kanë vendosur për të hyrë brenda, ne i themi me një çelës pneumatik ose hapës hidraulik që e marrin me qera, e vendosin në dy kanatat dhe e hapin pa përdorur forcë fare, në dy anët ku është salduar dera, e vendosin dhe e hapin shumë shpejt dhe i shkon kot. Kjo që ne e shohim është vendosur një barrierë kundra njerëzve”, tha Breçani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu