‘Dyert e BE-së janë të hapura për Malin e Zi ‘, Abazoviç takohet me Presidentin e Këshillit Evropian

0

BRUKSEL- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç gjstë një vizite në Bruksel është takuar me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel.

Abazoviç u shpreh optimist kur tha se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Malin e Zi dhe se ata nuk duhet ta humbasin këtë mundësi.

“Jam shumë i kënaqur. Mendoj se të gjithë në Mal të Zi duhet të jenë shumë optimistë, pavarësisht momenteve të vështira në Evropën Lindore, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, mendoj se Mali i Zi duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi. Jam shumë optimist, janë jashtëzakonisht të kënaqur që drejtësia ka filluar të funksionojë në Mal të Zi”, tha Abazoviç.

Kreu i qeverisë malazeze tha se vendi i tij ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa në Bruksel është folur për infrastrukturën dhe ekonominë.

Mendoj se ky takim i parë tregoi vetëm atë që kemi ndjerë, pas krijimit të qeverisë së re, se kjo është një mundësi që rrallëherë na vjen dhe se në këtë situatë gjeopolitike në botë mund të shfrytëzojmë mundësinë që Mali i Zi të jetë shumë pozitiv”,-përfundoi Abazoviç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu