KOSOVA- Policia e Kosovës po zhvillon një “aksion” në Ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Momentalisht, sipas mediave në Kosovë ka raportime për 3 zyrtarë të arrestuar.
Nga ana tjetër Policia e Kosovë ka thënë për mediat se njësitë e saj relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, kanë thënë nga policia.