Mjeti është djegur plotësisht, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Arjel Cene ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij. Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.