Dyshohet për aksident rrugor/ 57-vjeçari në Elbasan transportohet në spital me dëmtime në kokë

0

Elbasan, 7 maj 2025 – Një 57-vjeçar, K. M., është paraqitur në spitalin rajonal të Elbasanit me dëmtime në kokë dhe trup. Sipas të dhënave paraprake, plagët dyshohet të jenë shkaktuar nga një aksident rrugor.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të verifikuar dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.