TIRANË- 81-vjeçari, Xhemal Meta është gjetur i pajetë dy ditë më parë në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar. Në lidhje me ngjarjen policia ka bërë me dije se nga hetimet paraprake si dhe ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar se viktima ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë ditën e sotme është publikuar fotoja e të moshuarit.
Dyshohet se plagët në kokë janë të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Policia bën me dije se në lidhje me ngjarjen janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje”. Fëmijët e të ndjerit, që jetojnë në Tiranë kanë deklaruar se viktima nuk kishte konflikte të njohura dhe nuk ishin në dijeni për ndonjë problem të kohëve të fundit.