Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 56-vjeçarin nga Roskoveci Petrit Arapi, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, e cila është në muajin e 7-të të shtatzënisë.
Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.