Dyshohet se kishin trafikuar të mitur dhe foshnja, arrestohen tre persona. Policia gjen 31 fëmijë në një banesë

0

Policia boshnjake ka arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikut të fëmijëve.

Sipas mediave të huaja, autoritetet e Bosnjës gjetën 31 fëmijë në një shtëpi në qytetin veriperëndimor të Birčko.

Fëmijët, përfshirë foshnjat, u dërguan në një vend të sigurt, tha policia, ndërsa tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, “trafikim i qenieve njerëzore, trafikim i fëmijëve dhe abuzimi i të miturve.

Në Kroacinë fqinje, autoritetet thanë se gjashtë nga fëmijët e shpëtuar kishin pasaporta kroate, por nuk ishin raportuar më parë të zhdukur.

Hetimi po vijon për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e autorëve.