Dyshohet se morën pjesë në vrasjen e komisarit Artan Cuku, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

0

GREQI- Dy shqiptarë të moshave 38 dhe 42 vjeç janë vënë në pranga nga policia greke. Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për dy persona që dyshohet të ketë marrë pjesë në vrasjen e një komisari në Shqipëri, ngjarje e ndodhur në vitin 2017, gjë që përkon me periudhën kur dhe është ekzekutuar Artan Cuku, në hyrjen e pallatit ku jetonte.

Mediat greke shkruajnë se të rinjtë shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, janë arrestuar pas të paktën tetë muajsh ehtime për një përplasje me armë zjarri të ndodhur në një lokal në Vula. Ata akuzohen nga drejtëia greke se janë përfshirë në përleshjen e të paktën 8 shqiptarëve dhe 4 grekëve, ngjarje ku mbetën të plagosur pesë prej tyre.

E gjithë përplasja ka ndodhur në sy të lokalit të mbushur me klientë të cilët janë panikosur, por nuk kanë mbetur të plagosur. Sherri nisi kur grupi i grekëve së bashku me dy shqiptarë dhe një irakian mbërritën me një ‘Jeep’ në lokalin në Vula. Një nga shqiptarët është afruar në një tavolinë ku ishin ulur të paktën 5-6 persona, bashkatdhetarë të tij e grekë dhe ka debatuar me to. Pas debatit verbal në lokal ka hyrë edhe shqiptari tjetër e iraniani. Të gjithë kanë nxjerrë armët e thikat dhe ka nisur përleshja.

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të pallatit ku banonte në ‘Rrugën e Kosovarëve’, pranë liqenit artificial më 8 prill të vitit 2017. Hetimet e prokurorisë dolën në përfundimin se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës, për kohën që ai ka qenë drejtues i Policisë në Vlorë. Ekzekutori ishte Mikel Shallari, i cili sipas hetimeve ishte paguar nga Bledar Jambelli për kryerjen e atentatit. Sipas Prokurorisë, Jambelli u hakmorr për faktin se Artan Cuku e kishte arrestuar në dhjetor të vitit 2012.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu