Dyshohet se u grindën për klientelën, plagoset një pronar biznesi në Elbasan

0

Një konflikt me protagonist dy pronar biznesesh është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në portën hyrëse të lagjes “Kala” ku ndodhen pranë njeri- tjetrit dy bizneset, njëri i hapur rishtaz ditët e fundit. Mësohet se debati fillimisht ka nisur në dhunë verbale, duke degraduar më pas në përleshje fizike mes tyre. Dyshohet se konflikti ka nisur per shkak te marjes se klienteles.Mësohet se njeri prej pronareve ka mbetur i plagosur. Ai është duke marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, ndërsa
para bizneseve shihen qartë njollat e gjakut të cilat janë ende të freskëta.

Policia me të mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për këtë ngjarje ndersa po vijon punën për arrestimin e Eduart Idrizit per përdorimin e dhunës fizike.

 

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “Kala”, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi Eduart Idrizi 41 vjeç ka goditur me dorezë metalike, shtetasin Musa Kurmaku 60 vjeç, dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Eduart Idrizi.

Ndërkaq, 60-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu