Dyshohet se u shpërtheu granata në duar, dy të plagosur në Përmet, njëri në gjendje të rëndë

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Grabovë të Bashkisë Përmet, ku dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me një lëndë plasëse.

Sipas informacioneve paraprake, Ervis Bregu dhe një person tjetër janë dëmtuar pas shpërthimit të lëndës që dyshohet të ketë qenë granatë. Për pasojë, Bregu ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, personi tjetër ka marrë dëmtime në pjesën e poshtme të dorës.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje kanë mbërritur grupet policore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.