DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar, nën dyshimin për dhunë në familje.
Blutë e Durrësit bëjmë me dije se, konkretisht, 56-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 56 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia në Durrës.