TIRANË- Policia ka nisur i procedimi në gjendje të lirë për një 28-vjeçare. Kjo, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një ambient të marrë me qira, në Rrugën e Barrikadave. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. S., 28 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një ambient të marrë me qira, në Rrugën e Barrikadave. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast të kësaj veprimtarie





