Dyshohet se vrau partneren në Gjermani, vetëdorëzohet shqiptari

0

Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, partneri i saj 47-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe do të paraqitet para gjykatës në Duisburg.

Bashkëshorti, një qytetar kosovar, është dorëzuar të dielën në mbrëmje në një stacion policor në Kehl, Baden-Uurttemberg, pas një kërkimi nga autoritetet.

Gruaja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj mbrëmjen e së premtes, pas një përpjekjeje të punonjësve të shërbimit social për ta kontaktuar, të cilët kishin shkuar në banesë, por ajo nuk i kishte hapur derën. Policia që u njoftua më pas, gjeti trupin e pajetë.

Autopsia ka konfirmuar se vdekja ishte e dhunshme, ndërsa policia ka njoftuar se gruaja ka vdekur si pasojë e dhunës.

Detajet e ngjarjes dhe shkaku i krimit ende nuk janë bërë publike, pasi hetimet janë në vazhdim.

Më pas, partneri i gruas është arrestuar dhe më 14 prill do të dalë përpara gjyqtarit në Gjykatën e Qarkut të Duisburgut. Ky rast ka shkaktuar një reagim të gjerë dhe zemërim në vend, duke shtuar dyshimet ndaj partnerit të gruas që ishte në kërkim nga e shtuna. Hetimet po zhvillohen për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.