Dyshohet se vrau policin pas sherrin për dritat e gjata, kush është 21-vjeçari i arrestuar

0

Ky që shikoni në foto është Nikoll Sherrniku, 21-vjeçari i arrestuar ditën e djeshme nga policia si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së efektivit të policisë Xhulio Prela mëngjesin e 5 dhjetorit. Ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij.

Konflikti mes Xhulio Prelës dhe dy autorëve dyshohet të ketë nisur pas një sherri momental. Burime bëjnë me dije për ABC se dy palët janë konfliktuar për dritat e makinës së njërës prej tyre që rrezatonin mbi palën tjetër.

26-vjeçari po kthehej nga Shkodra, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia. Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.


Viktima Xhulio Prela

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu