Dyshonte se burri e tradhtonte me të/ Gruaja paguan 5 burra të përdhunojnë vajzën e re

0

Një grua ka rënë në prangat e policisë në Indi, nën akuzë se ka paguar disa burra që të përdhunonin në grup një vajzë.

Gjithçka ndodhi për shkak të dyshimeve që gruaja kishte për marrëdhënien e burrit të saj me viktimën. Ajo dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte dhe vendosi që të hakmerrej duke paguar disa burra që ta përdhunonin në grup vajzën e re.

Sipas policisë, gruaja e joshi duke e futur në shtëpinë e saj vajzën, ndërsa më pas e futi në dhomën ku e prisnin 5 agresorët të cilët e përdhunuan teksa gruaja e filmonte të gjithë skenën. Më pas ajo kërcënoi vajzën se do i publikonte pamjet në internet nesh ajo bënte denoncim.

Përveç përdhunimit, vajza pësoi dhe lëndime të rënda për shkak të dhunës së ushtruar nga 5 burrat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu