Dyshonte se e tradhëtonte/ Gruaja i pret organin gjenital dhe ia hedh në tualet

0

Një grua xheloze i ka prerë penisin të dashurit të saj teksa ishte në gjumë, dhe e ka zhdukur duke shkarkuar tualetin, pasi dyshonte se ai e tradhtonte.

Burri i gjymtuar i identifikuar nga mediat vetëm si Huang, u zgjua me dhimbje të pabesueshme pas prerjes së organit mashkullor në Taivan.

52 vjeçari Huang, baba i tre fëmijëve, pësoi gjakderdhje të mëdha pas zbulimit të plagës së tmerrshme.

Viktima tha se kishte rënë për gjumë pasi kishte ngrënë darkë në shtëpinë e tij në provincën Changhua të mërkurën në Taivan.

Huang tha se ishte zgjuar për të parë një të katërtën e penisit të tij të prerë, pasi e dashura e kishte hedhur në tualet dhe kishte shkarkuar ujin për të bërë të pamundur një rivendojse të mundshme kirurgjikale.

Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se njeriu i plagosur mund të ecte vetë “megjithë gjakderdhjen e madhe”.

Huang ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Changhua ku u operua për ndalimin e gjakderdhjes.

Doktorët konfirmuan se penisi i tij kishte humbur një copë prej 2 cm në majë, por pjesët e tjera ishin të paprekura.

Zv. drejtori i spitalit Chou Chih-chung tha: “Ekzaminimet tregonin se organi mashkullor i Huang ishte prerë dhe gjakderdhja vazhdonte, prandaj doktorët operuan për riparimin e uretrës dhe lirimin e urinës, ndersa pjesët e barkut dhe testikujt ishin të padëmtuara”.

“Pjesa e humbur e organit të mashkullit nuk gjendej dot prandaj nuk mund të ringjitej, ndërsa pjesë e mbetur e penisit të tij është e pamjaftueshme për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, prandaj mënyra më e mirë për të vepruar është implantimi i një penisi artificial”.

“Për këtë të fundit do të ketë nevojë për kirurgji të mëtejshme rikonstruktive dhe konsultime të gjera psikologjike”.

Policia tha se po hetonte nëse e dashura e tij Phung, 40 vjeçe, me origjinë nga Vietnami, kishte kontaminuar ushqimin e tij me substanca intoksikuese.

Në skenën e sulmit policia ka sekuestruar një palë gërshërë të mëdha të përgjakura.

Çifti raportohet se jetonin bashkë prej 10 muajsh por Phung, grua e divorcuar, besohet se dyshonte se tradhtohej nga i dashuri i i saj, që më parë ishte martuar tre herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu