Dy vjeçari vret me pistoletë nënën shtatzënë

0

Një dyvjeçar në SHBA i ka marrë jetën nënës së tij me një armë zjarri që gjeti në dhomën e gjumit të prindërve të tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Norwalk, Ohio ndërsa 31-vjeçarja Laura Ilg ishte shtatzënë në muajin e tetë.

Vogëlushi e qëlloi të ëmën teksa ajo ishte kthyer me shpinë dhe po vendoste rroba për t’u larë në makinën larëse.

 

Nëna e dyvjeçarit mundi që të merrte ambulancën në telefon duke u shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, por humbi jetën në spital. Në dhomën e prindërve të dyvjeçarit policia gjeti gjithashtu edhe një pistoletë tjetër në një tryezë.

Bashkëshorti i 32-vjeçares, i cili nuk ishte prezent kur ndodhi ngjarja, u shpreh se armët ishin të tijat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu