E akomoduar në Lezhë/ Afgania denoncon në dy shoqet dhe të dashurin: Më vodhën 10 mijë$!

0

Maryam Sama, një shtetase afgane e akomoduar në Shëngjin, pasi i shpëtoi terrorit të talebanëve, duket se ka probleme të tjera, kësaj here me Policinë. Ajo ka denoncuar në Komisariatin e Lezhës, se i kanë vjedhur 10 mijë dollarë në dhomën ku është akomoduar.

Në Polici, ajo ka deklaruar se i kanë marrë paratë dhe më pas ia kanë zëvendësuar me kartmonedha false, duke akuzuar për këtë gjë, dy shoqet e saj të dhomës dhe të dashurin e njërës prej tyre.

Deri më tani nga verifikimet e kryera ka rezultuar se një kartëmonedhe dollari është fotokopjuar me ngjyra në 75 kopje, e po ashtu, ato janë marrë e dërguar në laborator për t’u inspektuar në detaje. Por deri më tani nuk ka persona të ndaluar në lidhje me rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu