Ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi u kundërpërgjigj ndaj akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha se ka kërcënuar anëtarë demokratë në Këshillin Kombëtar të PD-së për të mos votuar në mbrojtje të tij.
Për “Balkanëeb”, Kuliçi i konsideroi deklaratat e Bashës si “shpifje dhe trillim”, ndërsa e quajti Bashën si deputet, pasi u shkarkua nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i 11 dhjetorit i mbajtur në “Air Albania”.
Më tej, ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit shtoi se përdorimi i emrit të tij nuk e shpëton dot Bashën nga situata e vështirë politike që ndodhet.
“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj cdo deputet të bëjë publike komunikimet. Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve. Përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e as nuk e shpëton politikisht.”