Një grua nga Alabama është shpërblyer me 2.1 milionë dollarë pasi dyqani “Walmart” e akuzoi padrejtësisht për vjedhje dhe e kërcënoi atë me veprime ligjore nëse nuk i kthente 200 dollarë, që ishte më shumë se vlera e “mallrave të vjedhura” të supozuara.
Gruaja ngriti një padi duke pretenduar se në nëntor 2016, ajo u arrestua për vjedhje të ushqimeve nga “Walmart”, pavarësisht se kishte paguar për to.
Ajo u arrestua me urdhër për vjedhjen e disa ushqimeve me vlerë 48 dollarë në dyqan, 11 artikuj gjithsej, duke përfshirë dritat e Krishtlindjeve, një copë bukë dhe drithëra. Më pas, një juri vendosi njëzëri në favor të infermieres, e cila, sipas dosjes gjyqësore, përdori linjën e vetë-pagesës dhe shoqërohej nga burri i saj Ed dhe tre fëmijët gjatë përfundimit të transaksionit të saj.
Në një moment, ajo kishte nevojë për ndihmën e punonjësve, sepse skaneri i barkodit “ngriu”, por punëtorët nuk e pranuan shpjegimin e saj. Padia ka ekspozuar keqpërdorimin e Walmart për përdorimin e një ligji të panjohur shtetëror për të mbledhur miliona dollarë nga njerëzit që kishin vjedhur nga dyqani.
Në vitin 2016, Walmart thuhet se kishte vendosur të merrte 6 milionë dollarë nga hajdutët e dyshuar të dyqaneve. Sipas dosjeve të kompanisë, në të njëjtin vit shitësi me pakicë dokumentoi 482 miliardë dollarë në shitje.