E ardhmja e Ibrahimovic? Ja ku ka ndërmend të dorëhiqet futbollisti suedez

0

Zlatan Ibrahimovic është nga ata që nuk dorëzohen dhe këtë mesazh e përcjell edhe përmes librit të fundit të tij. Sulmuesi e ka prezantuar ditën e sotme dhe sigurisht ka folur për këtë periudhë dhe të ardhmen e tij.

“E ardhmja ime është futbolli, bota ime është futbolli. Jam i zhgënjyer që nuk jam në gjendje të luaj për momentin, kjo më dhemb shumë, sidomos kur skuadra shkon mirë. Unë dua të jem atje dhe të ndihmoj skuadrën.Ne kemi bëra gjëra të mëdha që kur erdha dhe tani mungon vetëm një elemente: një trofe. Po luftojmë për ta arritur këtë dhe nuk do të heq dorë derisa të fitoj diçka me këtë Milan.

Nëse nuk sakrifikon, nuk ke dëshirë për të dhënë gjithçka, nuk do të arrish askund. E shkrova këtë libër për të përcjellë një mesazh dhe për të thënë se gjithçka është e mundur. Nuk ka rëndësi nga vini apo kush jeni, për sa kohë ju dëshironi t’i arrini qëllimet tuaja.

A kam lënë gjë jashtë librit? Nëse e kam bërë, ka ndodhur vetëm sepse nuk e mbaj mend”, tha me shaka Zlatan Ibrahimovic, i cili ditën e sotme është bashkuar me grupin në stërvitje dhe me shumë mundësi do të jetë kundër Napolit në kampionat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu