E arrestoi / Mllefi i Aldi Ramës dyshohet se çoi në vrasjen e Nënkomisar Hoxhës

0

Efektivi i ndjerë, Saimir Hoxha, i cili mbeti i vrarë pak kohë më parë, rezulton të jetë një ndër personat që ka përgatitur dhe firmosur procesverbalin e arrestit për Aldi Ramen, në njërin nga dy rastet që ai ka rënë në prangat e policisë. Në këtë pikë ka dyshime të forta, se i riu mund të ketë patur një mllef të madh me oficerin e policisë, nën komisarin Saimir Hoxha, ndaj dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend, sapo oficeri Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit.

Procesverbali që mban dhe firmën e oficerit Saimir Hoxha i është bashkuar procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria e Lezhës, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari për dhunë dhe keqtrajtim nga uniformat blu. Në lidhje me këtë çështje hetimet për veprën penale “Kryerja veprimesh arbitrare” po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektivë dhe oficerë të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës.

Oficeri krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtator teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shoke të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës, ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Oficeri Saimir Hoxha u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu