Facebook do të ndryshojë emrin. Ndryshimi do të bëhet javën e ardhshme. Daily Mail raporton se faqja më e madhe e rrjeteve sociale, që zotëron Whatsapp dhe Instagram do të riemërohet për shkak se emri i tyre është përfshirë në shumë skandale.
Shefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg planifikon të zbulojë emrin e ri të kompanisë mëmë në konferencën e tij vjetore në Connect më 28 tetor. Ribrandimi mund ta largojë kompaninë nga skandalet e saj aktuale. Ende nuk ka një njoftim nëse ndryshimi i emrit do të ndikojë tek përdoruesit aktual.