E bujshme/ Rrihet Albano Bogdo në Shkodër?! Aktori i humorit bëri batuta ofenduese me “Rozafën”

0

Një mesazh ka ardhur në redaksinë “Pamfleti”, i cili na bën me dije se ditën e Mërkurë, aktori Albano Bogdo ka qënë i ftuar në një lokal në Shkodër, në një ‘stand up’ për publikun. Mesa duket, situata nuk ka shkuar aspak mirë, si për Albanon ashtu edhe për të ftuarit në këtë lokal.

Sipas këtij mesazhi, Albano ka bërë disa batuta të rënda për Rozafën, gjë e cila ka indinjuar të ftuarit në këtë lokal. Disa prej tyre e kanë mbytur me brohorima ofensive aktorin, disa të tjerë në heshtje e kanë pritur derisa mbrëmja ka mbaruar.

Situata ka degraduar deri në grushte dhe dhunë ndaj aktorit, ka cilësuar mesazhi anonim i ardhur në redaksinë e ‘Pamfleti’-t. Nëse kjo situatë është e vërtetë, ende nuk dimë arsyet pse aktori nuk i ka denoncuar dhunuesit?

Mesazhi vijon si më poshtë:

Urojmë që një situatë e tillë të mos jetë e vërtetë, pasi humori duhet përqafuar në të gjitha dimensionet e tij.

Në rast të kundërt, shpresojmë që aktori të denoncojë sa më parë dhunuesit, pasi një sjellje e tillë nuk është aspak e drejtë për këdo qytetar të këtij vendi./Pamfleti



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu