E BUJSHME/ Skuadra e kategorisë së dytë eleminon nga Kupa Borussia Dortmund

0

-St. Pauli ka bërë surprizën e madhe në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e Bundesligës së dytë gjermane ka eleminuar nga Kupa skuadrën e Borussia Dortmund që vinte si kampionia në fuqi.

90 minutat përfunduan me shifrat 2-1. Fillimisht do të ishte skuadra e St. Pauli që do të kalonte në avantazh në minutën e 4′ me anë të futbollistit Amenyido. Në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 40′ do të ishin verdhezinjtë që do ti jepnin një dorë,pasi Witsel shënon autogol.

Në fraksionin e dytë, Haaland do të shënonte në minutën e 58′. Sulmuesi norvegjez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, por vetëm kaq, pasi St.Pauli kalon në 1/8 e finales.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu