Policia e Përmetit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 49-vjeçare. Denoncimi është bërë pikërisht nga kjo e fundit dhe menjëherë uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të 54-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë Përmet:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet kanë ndaluar shtetasin S. Xh., 54 vjeç, banues në fshatin Iljare, Përmet, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 49 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, thotë policia në lidhje me rastin në fjalë.