E dhunoi dhe e mbajti peng për dy vite bashkëshorten e tij, ky është 28-vjeçari shqiptar që u arrestua në Greqi (EMRI+FOTO)

0

GREQI- Personi që shihni në foto është Aurel Kurti, 28-vjeçari i cili është vënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se ka udhtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka mbajtur atë peng bashkë me fëmijën për 2 vite.

Kurti akuzohet se e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe se e kërcënonte se do t’i vriste edhe prindërit e saj kur të shkonte në Shqipëri. 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Ata kanë një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

Ngjarja është zbuluar nga fqinjët, të cilët siç raportojnë mediat greke, kanë dëgjuar të bërtitura dhe ulërima dhe kanë lajmëruar me njëherë policinë. Në këto momente, Kurti ka hasur në rezistencë ndërsa tentoi të vriste 22-vjeçaren duke e mbytur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu