Cili do të jetë hapi i rradhës së PD, nëse Komisioni Hetimor përfundon punën dhe do të ketë 2 raporte të ndryshme?
Kryetari i PD, Lulzim Basha: Nuk ka asnjë diskutim që do përfundojë me dy raporte. Ju mendoni se pala tjetër do pranojë se ministrat janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro? As mos e bëni lajm madje, ja ku po ua them unë që ashtu do jetë, do ketë 2 raporte në fund të punës së komisionit.
I bëj thirrje Gledis Nanos, në bazë të ligjit, policia e shtetit nuk mund të mohojë ndaj komisionit të dhënat që na nevojiten. Ja bëj këtë kërkesë sepse e di se ndalimi i marrjes së të dhënave nga sistemi TIMS, nuk është bërë me urdhër të Gledis Nano por me urdhër politik. Ndaj Nanos i bëj thirrje që brenda ditës së hënë sa më afër pra të na paraqesë nëse këta ministra me pronarët e këtyre inceneratorëve kanë udhëtuar së bashku, sa herë dhe ku kanë udhëtuar.