‘E dija që…’/ Fatmir Limaj: I thashë Sheshelit ‘pse s’erdhe në Berishë, të prita’

0

Fatmir Limaj ka treguar një bisedë me Vojslav Sheshelin gjatë kohës kur po mbahej gjyqi për krime lufte në Hagë.

Ish-komandanti i UÇK-së ka treguar se i kishte thënë Sheshelit se e kishte pritur në Berishë, atje ku gjatë luftës radikali serb thoshte se do të shkonte për të konsumuar kafe.

“Ka qenë në një miting në Pejë. Atëherë zhvilloheshin luftime në bjeshkët e Berishës. Ishte e bllokuar rruga e Grykës së Llapushnikut dhe në tubimin e Pejës Shesheli ka pas paralajmëruar se “unë do të shkoj me pi kafe në malet e Berishës”. Me një fjalë, do ta shkatërroj UÇK-në. Kur i thashë atje, pse s’erdhe se të prita, mu përgjigj shkurt. Më tha: A kujtove se jam aq budalla. Unë e di që do më kishit vrarë. I thashë “po më mirë, s’kishe ardhur në Hagë, as ti e as ne’,”- rrëfeu Limaj bisedën me Sheshelin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu