E dini sesa është paga e një deputeti? Erion Piciri – tregon hapur përfitimet e një deputeti në politikë.

0

I ftuar mëngjesin e sotëm në televizionin “Fax News ish-deputeti i kuvendit të Shqipërisë, Erion Piciri, ka rrëfyer haptazi përfitimet e një deputeti në politikë.

I pyetur nga gazetarja sesa është paga bazë e një deputeti, ai është shprehur se 3 vitet e para paga e një deputeti është pagë “speciale”.

Erion Piciri:

“Deputeti fiton deri në 3 milionë lekë të vjetra në muaj. Kjo puna e deputetit ka goxha përfitime. Te deputeti paska para pafund. Deputeti mund të marrë makina nga jashtë dhe ti fusë këtu pa doganë. Shikoj që ndër vite këta janë munduar të krijojnë një shtresë të priveligjuarish. Përgjatë 3 viteve të ardhshme, këto para që do na jepen ne si ish-deputetë, shkojnë deri në 35 milionë lekë të vjetra. ”

Por paga neto e një deputeti është diku 1570 milek. Ndërsa disa përfitime të tjera janë 300 milek për karburant, 200 milek për telefonin, për udhetime dhe disa përfitime në aspekte të tjera të cilat i mbajti fshehur.

Por ka theksuar se paga e një deputeti është jashtëzakonisht shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu