E dinit? Dita kur ke lindur tregon shumë për karakterin tuaj

0

Njerëzit që përdorin dhe besojnë tek letra tarot besojnë se është e mundur të zbulohet se cilat janë karakteristikat e dikujt duke përdorur ditëlindjen.

Astrologu dhe përkthyesi i letrave tarot Seth Vermilye foli për revistën Bustle për këtë.

E hënë

E hëna “sundohet” nga Hëna, e cila sipas astrologjisë është një entitet i “rrënjosur” në përkushtimin ndaj familjes.

Në këtë kuptim, njerëzit e lindur në këtë ditë janë të sjellshëm, të adaptueshëm dhe të ndjeshëm.

Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të rëndësishme, atyre do t’u duhet pak më shumë kohë për këtë proces pasi analizojnë çdo detaj.

E martë

Këta njerëz janë të padurueshëm, energjikë, aktivë, të guximshëm dhe të etur për të pasur sukses.

Shpesh mund të shoqërohen me ndjenjën se janë krijuar për diçka më shumë, pra se kanë një detyrë më të madhe që janë të detyruar ta përmbushin gjatë jetës së tyre.

E mërkurë

Të lindurit të mërkurën janë shumë komunikues.

Ata janë gjithashtu të gjithanshëm, por edhe pak të pakujdesshëm.

Nuk do ta kenë të vështirë të provojnë të gjitha opsionet e ofruara në sfera të ndryshme të jetës derisa të kuptojnë se cila u përshtatet më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu