E enjtja e paradës, veshjet e deputetëve të Kuvendit dhe bisedat ‘vesh më vesh’

0

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë dhe as këtë herë nuk ka munguar “pasarela” e deputeteve dhe deputetëve.

Ndryshe nga herët e tjera, me ftohjen e motit, në veshjet e zgjedhura kanë dominuar ngjyrat e errëta dhe palltot e xhupat e gjatë.  Zonjat e Kuvendit kanë zgjedhur kostume një ngjyrëshe, pra monochrome njësoj si deputetët. Edhe palltot dhe xhupat e zgjedhur janë po në ngjyra të errëta ku dominuese është ngjyra e zezë.

Një detaj tjetër interesant brenda sallës duket se janë bisedat “vesh më vesh” të deputeteve, të cilat duken mjaft në humor të mirë teksa i buzëqeshin njëra-tjetrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu