Konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj, nëse jo vite, thotë zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab për Sky News, pasi ai thotë se aleatët duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për tu siguruar që Vladimir Putin të dështojë.
“Ne nuk duhet të kemi asnjë dyshim se misioni ynë me aleatët tanë është të sigurojmë dështimin e Putinit në Ukrainë dhe kjo do të marrë pak kohë. Ne po flasim për muaj, nëse jo vite, dhe për këtë arsye ne do të duhet të tregojmë një qëndrueshmëri strategjike sepse kjo nuk do të përfundojë brenda disa ditësh.”
Raab tha se kur shikon atë që Putini ka bërë në të kaluarën, në të gjitha luftërat në të cilat ai ka qenë i përfshirë, kujtoni Sirinë… “Unë nuk mendoj se ka ndonjë taktikë që ai nuk do ta bënte.”.
“Por unë do të thosha këtë. Mendoj se NATO dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore janë absolutisht të vendosura dhe ne do t’i mbështesim ato deri në fund.”
Deklarata vjen pas luftës që ka nisur në Ukrainë më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli “operacionin special” që nënkupton pushtimin e Ukrainës. Rusët kanë sulmuar me raketa dhe ushtri qytetet kryesore ndërsa rreth 1.3 milionë ukrainasë kanë lënë shtëpitë e tyre. çështja është depozituar edhe në gjykatën e Hagës, ku pritet të shqyrtohet më 7 dhe 8 mars.