E FRIKSHME/ 11-vjeçari drejton makinën me shpejtësi “skëterrë”, vëllai i bën video për Tik Tok

0

Trendi për të qenë viral në rrjetet sociale duket se po i shtyn të rinjtë drejt veprimeve të rrezikshme dhe në vendin tonë.

Një video po qarkullon ditën e sotme në rrjet, ku shfaqet një 11-vjeçar duke drejtuar mjetin tip ‘Audi’, pa rrip sigurie me një shpejtësi marramendëse. Akoma më e rëndë është fakti se i vëllai 22-vjeçar e filmon, madje poston edhe videon në ‘Tik Tok’. Ai parakalon kamionin që ndodhet shumë pranë tij.

E gjithë kjo mund të kishte përfunduar në tragjedi, duke marrë parasysh se i mituri nuk mban as rrip sigurimi e mbi të gjitha drejton timonin me një dorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu