Një ngjarje e frikshme ka ndodhur përpara duelit miqësor Milan-Real, ku i ftuar për “ESPN” ishte ish-portieri i Uest Hem dhe Njukasëll, Shaka Hislop.
Gjatë intervistës në fushë, 54-vjeçarit i bien të fikët dhe moderatori Dan Tomas kërkoi menjëherë ndihmë.
Më vonë ishte po Tomas ai që konfirmoi se gjendja e Hislop ishte stabilizuar me ish-portierin që nuk kishte asgjë serioze.