BRAZIL – Skena të paimagjinueshme me tifozët e Bahia në Brazil që kërcënojnë me vdekje lojtarët e ekipit në rast të rënies nga kategoria.
Skuadra nga Salvadori është në zonën e rënies, një ndeshje para finales. Tifozët kanë dashur të… shkundin futbollistët dhe e kanë bërë në mënyrë shumë ekstreme. Konkretisht, ata dërguan çanta kufomash, ku mbi to ishin fotot e futbollistëve dhe pjesëtarëve të ekipit teknik.
Bahia, e cila mirëpret vendin e dytë Atlético Mineiro, sigurisht që nuk e mban fatin në duart e saj. Përveç fitores së saj, ajo kërkon edhe një “gabim” nga Santos dhe Vasco Da Gama, që janë mbi të, përkatësisht +2 dhe +1 pikë.
Sacos de lixo simulando cadáveres com rosto dos atletas foram colocados em frente ao CT Evaristo de Macedo#PortalR7 #R7https://t.co/thjgYLp6cH
— R7 Esportes (@r7esportes) December 5, 2023